Fajin pse ndarja e Shakirës dhe Piques është një betejë e hapur e paska shenja e tyre e horoskopit! – Shqip

by admin
Spread the love

Nuk na mjaftonte vetëm lajmi se një prej çifteve më të pëlqyer Shakira e Pique janë ndarë, por tani dyshja janë në betejë për kujdestarinë e fëmijëve. Nuk mund të ndodhte ndryshe me dy personazhe që i përkasin të njëjtës shenjë horoskopi, madje kanë lindur në të njëjtën datë. Shakira ka lindur më 2 shkurt 1977 ndërsa Pique më 2 shkurt 1987. Të dy i përkasin shenjës së Peshqve. Personat e shenjës së Peshqve janë paqësorë e miqësorë, por kur bëhet fjalë për të mbrojtur të drejtat e tyre shndërrohen plotësisht në njerëz të tjerë. Kjo është dhe arsyeja pse Shakirën dhe Piquen nuk i kemi  parë ndonjëherë kaq të ashpër me njëri-tjetrin.

Së fundmi raportohet se Shakira i ka ofruar para ish bashkëshorti të saj për ta bindur  atë që të transferojë dy djemtë e tyre në Shtetet e Bashkuara. Shakira propozon të mbulojë  të gjitha shpenzimet për mirëmbajtjen e Sashës dhe Milanit. Këngëtarja është gjithashtu e gatshme të paguajë shpenzimet e pesë udhëtimeve të klasit të parë nga Barcelona në Miami për Pique, për të lejuar lojtarin të shkojë dhe të vizitojë fëmijët në Miami.

Pique nuk e lejon Shakirën të largohet me fëmijët me justifikimin se dëshiron që ata të rriten me gjyshërit. Mediat spanjolle raportojnë se mes të dyve ka pasur edhe një takim privat, ku të dy shoqëroheshin nga avokatët e tyre. Takimi ishte i mbizotëruar nga tonet e larta dhe debati.

You may also like