F16 në Ukrainë, SHBA jep dritë jeshile: Dërgimi përmes Danimarkës dhe Holandës!

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara ia dhanë dritën jeshile dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda, në mënyrë që vendi të mbrohet më mirë nga pushtuesit rusë, e pohuar kjo nga një zyrtar amerikan.

Kievi kishte kërkuar vazhdimisht F16-ta për të luftuar ushtrinë e Moskës nga ajri.  Uashingtoni u ka dhënë garanci zyrtare Danimarkës dhe Holandës se Shtetet e Bashkuara do ta përshpejtojnë miratimin e kërkesës për dërgimin e aeroplanëve në Ukrainë, sapo të përfundojë trajnimi i pilotëve, shtoi i njëjti zyrtar i paidentifikuar. Ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra e përshëndeti vendimin e tha se tani do ta diskutojnë këtë çështje me partnerët europianë. Një pohim i ngjashëm erdhi edhe nga Danimarka.

“Qeveria e ka thënë disa herë se donacioni është hap i natyrshëm pas trajnimit. Ne jemi duke diskutuar këtë gjë me aleatët e ngushtë dhe pres që shumë shpejt të jemi më konkretë”, tha ministri danez i Mbrojtjes Jakob Ellemann-Jensen.

Një koalicion prej 11 shtetesh pritet të nisë trajnimin e pilotëve ukrainas për përdorim të aeroplanëve F-16 këtë muaj në Danimarkë.  Zyrtarë danezë pohuan se presin “rezultate” nga trajnimi, në fillim të vitit 2024.  Përveç trajnimeve në Danimarkë, një qendër tjetër trajnuese ishte planifikuar të krijohej edhe në Rumani.


Top Channel

You may also like