F1 – Arabia Saudite, stacioni i radhës

by admin
Spread the love



XHEDA, 8 mars /ATSH-AA/ – Arabia Saudite do të jetë mikpritësja e garës së dytë të këtij sezoni në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Gara me 50 xhiro do të zhvillohet në pistën “Corniche” me një gjatësi prej 6,1 kilometra që ndodhet në Xheda. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 18:00, kurse gara më 9 mars të shtunën në të njëjtën orë.

Garën e parë të sezonit në Bahrein e fitoi piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

 

Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 26 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 18

3. Carlos Sainz (Spanjë): 15

4. Charles Leclerc (Monaco): 12

5. George Russell (Britani e Madhe): 10

 

– Ekipet

1. Red Bull: 44

2. Ferrari: 27

3. Mercedes: 16

4. McLaren: 12

5. Aston Martin: 3   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama inspekton projektet e reja në Berat


You may also like