Exclusive/ Izmir Smajlaj, i pafajshëm! 5 vite pezullim për Gjergj Rulin dhe 4 vite pezullim Nikolin Dionisit

by admin
Spread the love

Izmir Smajlaj është i pafajshëm dhe mund të rikthehet në aktivitet e atletikës normalisht i shkarkuar nga çdo akuzë e mëparshme nga Njësia e Integritetit të Atletikës.

Top Channel mëson se më në fund atleti shkodran, kampioni i Europës dhe i ballkanit, rekordmeni i Shqipërisë ka arritur të fitojë betejën ligjore të zhvilluar në Francë i përfaqësuar nga avokatja Romina Zano me, “Njësinë e Integritetit të Atletikës”, e cila e kishte akuzuar për manipulim rezultati në bashkëpunim, ku përfshihej sekretari i përgjithshëm i FSHA, Nikolin Dionisin dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës dhe njëkohësisht trajnerin e tij Gjergj Ruli.

Nuk mund të mendohej që absurditeti i kësaj mësymje ndaj Federatës tonë të Atletikës të arrinte deri në këto nivele. Megjithatë duke qartë se qëllimi i ndërkombëtarëve ka qenë i qartë. Nikolin Dionisi, ish-sekretar i Federatës së Atletikës, i cili pranoi fajin dhe me gjykim të shkurtuar u dënua me 4 vite pezullim nga aktivitetet e këtij sporti dhe presidenti aktual i FSHA, Gjergj Ruli, “për mungesë sinqeriteti dhe mosmarrje masash ndaj administratës së federatës për këtë gabim,” dënohet me 5 vite pezullim.

Të gjitha hetimet, nga marrja në pyetje tek deklarata e protagonistëve përpara agjentëve të “Njësisë së Integriteti të Atletikës”, duke përfshirë këtu edhe kontrollin e të dy celularëve privat të presidentit Ruli, nuk sollën asnjë provë që tregonte një manipulim të rezultatit 8.16, që kërceu Izmir Smajlaj në garën e zhvilluar 8 maj të vitit 2021. Për më tepër fakti që ky rezultat u njoh dhe mbeti në fuqi e tregon këtë gjë.

Megjithatë dënimi u mor dhe një arsye u gjet, si për të justifikuar 2 vite luftë me mullinjtë e erës që si për ironi të fatit, u bë për një matës ere që nuk e kishim, ndërsa sot, pas këtyre dënimeve Shqipërisë ja bëri dhuratë vetë Federata Botërore e Atletikës.

Më 19 maj është përcaktuar data e asamblesë së jashtëzakonshme për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të Federatës Shqiptare të Atletikës.


Top Channel

You may also like