Evi Kokalari sulmon ish-ministrin Dritan Demiraj: Injoranca e kamionistëve analitik dhe të Kolonel Legenit s’kanë fund

by admin
Spread the love

Evi Kokalari ka reaguar sërish në rrjetet sociale.Pas sulmeve të njëpasnjëshme në radhët e PD-së, këtë herë në shënjestrën e saj është ish-ministri i Brendshëm i PD-së gjatë qeverisë teknike të vitit 2017, Kolonel Dritan Demiraj.

Kjo pasi Demiraj tha ditën e djeshme se Richard Grenell është futur “mik” tek kryeministri Edi Rama, për të emëruar ambasadore të Shqipërisë në Uashington Evi Kokalarin.

Demiraj iu referua një deklarate të bërë nga Grenell gjatë takimeve me mbështetësit shqiptarë të Partisë Republikane.

Por për Kokalarin, Demiraj është një injorant që po shpif. Kokalari pretendon se të gjithë janë armiq dhe vetëm ajo e nuk është.

“Injoranca e kamionistëve analitik dhe të Kolonel Legenit (Demiraj), s’kanë fund.

Jo vetëm që Kolonel Legeni vazhdon me shpifje, por duke qënë prezent në drekën që organizova me komunitetin Shqiptarë në Michigan dhe me Ric Grenell, ku ma sollën dhe këtë injorant kundrejt dëshirës time, dhe në prezencë të 40 shqiptarëve dëshmimtar, Bleona Qerreti e pranishme, i thotë Grenell që Evi duhet të hyj në Kongres. Grenell i përgjigjet duke i thënë se ‘Evi duhet të bëhet ambasadorja Amerikane në Shqipëri”

Në fakt, këtë Grenell e kishte diskutuar dhe me miqtë tanë të përbashkët amerikanë, por në atë drekë ishte më shumë një batutë e momentit që Kolonel Legeni që ka 30 vjet në Amerikë dhe s’kupton asnjë fjalë anglisht, e keqkuptojë sikur Grenell tha që Evi të bëhet Ambasadorja Shqiptare në Amerikë. As nuk po i futem llogjikës që Grenell ndërhyri tek Rama për këtë budallallëk apo që do të pranoja një post të tillë.

Mjerë ata që ju dëgjojnë. Mjerë ata që përsërisin budallallëqet tuaja. Mjerë Shqipëria e gjorë me këtë llum nga ku s’do dalin dot kurrë.

Për Perëndi, boll dëgjuat analizat e kamionistëve dhe te llumit më ordiner të medias Shqiptare, se i bëni shumë dëm vëndit”, shkruan aktivistja në rrjetet sociale

You may also like