Evi Kokalari identifikohet si “maloke”: Kolë Gjoni zbriti nga Veriu, ja pema e fisit tonë

by admin
Spread the love

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar pas skandalit të anëtares së KPK, Genta Bungo, e cila ka kërkuar shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, sepse ajo është “maloke”.

Termi i përdorur nga anëtarja e Vettingut, është dënuar nga mbarë opinioni publik, si fyerje dhe diskriminim mbi baza krahinore.

Kokalari shkruan në rrjetet sociale se edhe ajo është ‘maloke’, duke shpjeguar edhe pemën e fisit të saj, me perjardhje nga Veriu i Shqipërisë, të cilët kanë zbritur në Gjirokastër për biznes.

Postimi i Kokalarit:

“Në fakt, po ta marrësh hollë-hollë unë #MALOKE jam sepse i parë ynë ka qenë Kol Gjoni që zbriti nga veriu në Gjirokastër për biznes. Kjo besoj shpjegon pse merrem vesh mirë me këta të veriut.
Një version shumë i shkurtër i pemës të fisit tone”, shkruan Kokalari.

You may also like