Europa dhe Conference League/ Digitalb konfirmon të drejtat televizive

by admin
Spread the love

Europa dhe Conference League deri në vitin 2027 në Digitalb Supersport. Dy kompeticionet e rëndësishme të UEFA-s qëndrojnë në ekranin më të dashur sportive. Me Digitalb që ka konfirmuar tani më të drejtat televizive për sezonet 2024 për të dy kompeticionet që bashkë me shumë evente të tjera elitare të futbollit europian vazhdojnë të jenë pjesë e platformës lider në vend dhe rajon me një sharm dhe interes gjithnjë e në rritje.

Si Europa dhe Conference League bëhen akoma më intriguese qe nga sezoni i ardhshëm falë dhe formateve të reja, ku faza e grupeve do të jetë me 36 skuadra dhe një renditje të përbashkët ku çdo ekip ndeshet me tetë kundërshtarë të ndryshëm. Europa League ashtu si në sezonin aktual ku bëjnë pjesë disa nga ekipet më me njohuri të Europës si Milan e Liverpul ndërthur përballjet e gjigantëve të kontinentit me sfidantë kurajozë.

Skuadra që kanë surprizuar në kampionatet përkatëse duke kërkuar historinë dhe në Europë. Kompeticioni më i ri i UEFA-s Conference League ndërkohë ka rezultuar që në hapat e parë të tij një histori suksesi duke gjeneruar interes të jashtëzakonshëm. Akoma më interesantë për publikun shqiptar në këto dy kompeticione të apasionuarit kanë shansin të shohin më shumë se kurrë protagonist të kombëtares e futbollistë shqiptar në vitrinat më luksoze të karrierës siç po ndodh aktualisht me emra si Qazim Laçi, Indrit Tuci te Sparta e Pragës apo Redon Xhixha te Karabak e Ernest Muçi deri para pak javësh tek Legia e Varshavës.

Një motivim më shumë për Digitalb Supersport për të këmbëngulur duke investuar për të drejtat e televizive të Europa dhe Conferencë League deri në vitin 2027. Duke I sjellë si gjithmonë abonentëve të tij eventet më interesante më korrektësinë dhe profesionalizmin maksimal të një platforme që është tani më një garanci e palëkundur pasi ka merituar besimin e publikut ndër vite./abcnews.al

You may also like