EURO2024/ Rivalët e ‘preferuar’ të Sokol Kushtës: Dua Spanjën dhe një derbi ballkanik

by admin
Spread the love

Nuk e ka problem se çfarë ndodhi atëherë. Një duel Shqipëri-Serbi të sjell ndërmend skandalin e 2014-ës në Beograd, por gjithsesi një legjendë e Kombëtares si Sokol Kushta, nuk druhet të kërkojë një short të tillë.

Ish-ylli i Flamurtarit, që mbahet mend në Serbi për golin që i shënoi Partizanit të Beogradit në stadiumin e Ushtrisë Jugosllave, tregon për ABC-në preferencat e tij për goglat që do të tërhiqen sot në Hamburg për Euro 2014.

“Të jetë Greqia në grup, Sllovenia, Serbia dhe Spanja. Janë ekipe afërsisht te niveli jonë. Mund të jenë në momente të caktuara edhe më dobët. Shorti ndaj quhet short, nuk di cfarë të bie. Ne duhet të jemi të gatshëm të përballemi”

Gjithsesi, Kushta thekson se diçka tjetër është më e rëndësishme se shorti.

“Nëse në 2016 ne kaluam përmes gjyqeve, po të shihni gjithë eleminatoret tani ne kaluam përmes forcës, ekipit. Tregues është tifozeria, nuk gjeje bileta.”

You may also like