Euro 2024/ UEFA hedh shortin për grupet finaliste! Sylvinho, foto me kupën në prag të nisjes së ceremonisë

by admin
Spread the love

Në prag të hedhjes së shortit për grupet e Kampionatit Evropian që do të mbahet në Gjermani, trajnerët e kombëtareve kualifikuese për Euro 2024 kanë pozuar me kupën.

Në mesin e tyre gjendet edhe trajneri i kuqezinjëve, Sylvinho. Ceremonia e shortit nis në orën 18:00 dhe përveç Gjermanisë mikëpritëse, deri tani janë kualifikuar edhe 20 kombëtare për Kampionatin Evropian të cilat pritet të ndahen në grupet përkatëse.

Të gjitha këto kombëtare do ta mësojnë fatin e tyre mbrëmjen e sotme me shortin që do të hidhet në Elbphilharmonie të Hamburgut. Kombëtarja Shqiptare ndodhet në vazon e dytë, dhe do të shortohen me nga një skuadër në grup të secilës prej tre vazove të tjera. Nuk përjashtohet mundësia që kuqezinjtë të shortohen në një “grup ferri”.

Sidoqoftë, për më tepër shortin mund ta ndiqni live në dixhitalb në orën 18:00.


Top Channel

You may also like