“Euro 2024” – Kroacia “rrëmben” kampin luksoz për të qëndruar në Gjermani

by admin
Spread the love

Federata Kroate e Futbollit ka zgjedhur një kamp bazë ku do të vendoset Kombëtarja gjatë Kampionatit Evropian në Gjermani.

U vendos që baza të ishte Neuruppin, e cila ndodhet në afërsi të Berlinit.

Kroacia bëri një lëvizje të shkëlqyer sepse do të mund të shijojë një qëndrim në një resort që është afër qyteteve ku do të luhen ndeshjet.

“Kampi bazë në Neuruppin përbëhet nga vendpushimi Mark Brandenburg në bregun e liqenit Rupiner dhe terreni stërvitor i lidhur me Volksparkstadion, i cili është vetëm shtatë minuta me makinë nga hoteli,” shkruhet nga ana e Federatës.

“Është detyra jonë t’i sigurojmë kombëtares kushtet më të mira të mundshme. Kështu e nisëm procesin në vitin 2022”, tha njeriu i parë i HNS, Marijan Kustic, duke shtuar:

“Neuruppin ishte një nga kampet më të kërkuara në katalogun e UEFA-s për një arsye. Jam i lumtur që logjistika jonë ka kaluar shumë ekipe të tjera kombëtare. Jemi të pozicionuar mirë gjeografikisht dhe kemi kushte të shkëlqyera pune”, tha Kustiç.

You may also like