“EURO 2024”/ Fushata kualifikuese mbyllet sot, vendoset verdikti final i grupeve. Njihuni me sfidat e mbrëmjes

by admin
Spread the love

Fushata kualifikuese e Europianit “Gjermani 2024” luan mbrëmjen e sotme sfidat e saj të fundit në grupe përpara fazës “play off”.

Verdikti final është ai i Grupit D, ku Kroacia do të presë Armeninë, me skuadrën e Modriç që luan me çdo kusht për një fitore. Nëse kroatët nuk arrijnë të marrin tre pikët dhe Turqia do të mposhtet përballë Uellsit, do të jetë kjo e fundit që do të shkojë në Europian, teksa Kroacia do të shkojë në “play off”.

Në fushë gjithashtu zbret dhe Kosova, e cila luan ndeshjen e fundit në grup përballë Bjellorusisë, me “Dardanët” që do të kërkojnë tri pikët në mënyrë që ta mbyllin këtë fushatë në vendin e tretë, në rast se Izraeli dështon të fitojë në transfertë me Andorrën.

Franca luan në transfertë me Greqinë, ndërsa Holanda udhëton drejt Gjibraltarit.

NDESHJET:

GRUPI B

GJIBRALTAR – HOLANDË 20:45

GREQI – FRANCË 20:45

GRUPI D

ARMENI – KROACI 20:45

UELLS – TURQI 20:45

GRUPI I

ANDORRA – IZRAEL 20:45

KOSOVË – BJELLORUSI 20:45

RUMANI – ZVICËR 20:45

PANORAMASPORT.AL

You may also like