“Euro 2024”, Deschamps grumbullon skuadrën e Francës flet edhe për Mbappe-në: S’do ishte keq që në PSG të luante më shumë

by admin
Spread the love

Të enjten e sotme, trajneri francez Didier Deschamps ka zbuluar listën e tij për grumbullimin e radhës së skuadrës franceze.

Blutë do të përballen me Gjermaninë dhe Kilin gjatë ndeshjeve përgatitore për “Euro 2024”.
Kjo është mundësia që trajneri të testojë skuadrën dhe të gjejë formulën e duhur pak muaj para nisjes së turneut të madh.

Në një konferencë për shtyp, DD u pyet gjithashtu për sektorin e tij sulmues dhe menaxhimin e fundit të Luis Enrique në lidhje me Kylian Mbappé. Trajneri spanjoll nuk heziton të vendosë yllin e tij në pankinë apo ta nxjerrë jashtë gjatë takimeve. Dhe kjo përfundimisht i përshtatet Deschamps-it.

“Duke pasur parasysh numrin e ndeshjeve që ai ka luajtur… Përtej integritetit fizik të lojtarëve në fund të sezonit, elementi i freskisë në një garë është një element thelbësor. Qoftë Kylian apo të tjerë. Tre ndeshje rresht, në mënyrë të pashmangshme do të ketë lodhje. Sa më pak aq më mirë. Këto janë zgjedhjet e bëra nga trajneri i tij. Po sikur të mund t’i jepte pak më shumë kohë për lojë Kolo Muanit, do të më përshtatej pak më shumë… (qesh)”– u shpreh Deschamps.


Top Channel

You may also like