Etrit Berisha humb ndeshjen me Kilin për probleme fizike, Silvinjo fton portierin e Superiores

by admin
Spread the love

Sot Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën stërvitore të radhës në “Shtëpinë e Futbollit” në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit më 22 mars dhe Suedisë në 25 mars.

Pas lajmit të keq me dëmtimin e Myrto Uzunit i cili u largua nga grumbullimi i kombëtares, mësohet se as portieri Etrit Berisha nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidën ndaj Kilit.

Berisha ka pësuar një tërheqje të muskulit të gjoksit dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar.

Për pasojë, trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë në ekip portierin e ekipit të Egnatias, Alen Sherri.

Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës gëzon shëndet të plotë dhe është në formë të mirë fizike në prag të ndeshjes së parë miqësore ndaj Kilit.


Top Channel

You may also like