“Është shumë keq” – Një metër borë në Brezovicë, rekomandohet që të mos vizitohet qendra e skijimit – Shqip

by admin
Spread the love

Reshje të dendura bore kanë mbuluar zonën malore në Brezovicë, ku si pasojë e tyre ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtimi mbrëmë është detyruar të intervenojë në qendrën e skijimit, pasi njëri nga vizitorët ka pësuar arrest kardiak.

Të njëjtit i është mundësuar transporti deri në autoambulancën e cila kishte vështirësi për të arritur në vendin e ngjarjes.

Sot, nga atje bëhet e ditur për gjendjen e rënduar ku dhe rekomandohet që mos të vizitohet qendra e skijimit.

Po ashtu, në njoftimin e Brezovica.info bëhet e ditur se deri më tani sasia e borës është 1 metër, ndërsa është pastruar vetëm një rrugë.

“Pas reshjeve të mëdha të borës në qendrën e skijimit në Brezovicë është shumë keq. ka 1 metër borë, vetëm një korsi e rrugës është pastruar, parkingu është i bllokuar. rekomandim që komuniteti i skijimit të mos vijë sot në Brezovicë”, thuhet ndër njoftim.

 

You may also like