“Është hapur dera e ‘Shekullit të Turqisë’”, Erdogan shpall fitoren para mbështetësve

by admin
Spread the love

Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur fitoren në balotazhin presidencial të mbajtur këtë të diel në Turqi. Sipas rezultateve, të cilat ende nuk janë bërë zyrtare, Erdogan ka marrë më shumë se 52% të votave krahasuar me rivalin Kilicdaroglu. Ky rezultat i jep Erdoganit një mandat të tretë historik për qeverisjen e Turqisë.

Sipas mediave në Turqi, ai ka falënderuar edhe mbështetësit e tij në një fjalim të shkurtër përpara tyre, ndërsa ka theksuar se me këtë fitore është “hapur dera e ‘Shekullit të Turqisë’.

“Ju falenderoj përzemërsisht. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për kombin tim që na dhuroi një ditë demokracie. Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët e mi që treguan vullnetin e tyre duke shkuar në kutinë e votimit. Falenderoj secilin që na besoi përgjegjësinë e qeverisjes për 5 vitet e ardhshme. Fitues të këtyre zgjedhjeve janë 85 milionë qytetarë turq. Sot ka fituar Turqia”, ka deklaruar Erdogan para mbështetësve të tij.

Ndërkohë, në Stamboll, me mijëra mbështetës të Erdogan janë organizuar dhe kanë nisur festimet.

You may also like