“Është Ferr, ka ushtarë të vdekur të ngrirë”, sulmet e pamëshirshme të Rusisë po rraskapitin forcat ukrainase

by admin
Spread the love

Qyteza e vogël e Avdiivka është kthyer në epiqendrën e fundit të luftës në Ukrainë.

Duke e u mbajtur nën kontroll nga Ukraina, ajo është rrethuar në tre anë nga trupat dhe artileria ruse. Pas goditjeve të vazhdueshme, qyteza tashmë nuk njihet më.

Kufomat e betonit që ishin dikur ndërtesat më të larta, duket sikur pluskojnë mes kodrave të rrënojave. Kryqi në majë të kishës është harkuar nga një shpërthim.

Mes rrënojave përplasjet vazhdojnë me goditjet nga dronë apo tanke. Viktima në të dyja palët, veçanërisht mes rusëve që kanë sulmuar vazhdimisht mbrojtësit e mbrojtur në llogore.

“Sulme mishi” i përshkruan ato një snajperist ukrainas për rrjetin CNN. Ai përmend ‘djallin’ e ‘ferrin’ në gjuhën ukrainase për të përshkruar skenat.

Ushtarë të vdekur, ‘të lënë aty të ngrirë’, i quan një oficer i forcave speciale Omega në frontin lindor të Donetsk në Ukrainë.

“Askush nuk i merr trupat, duket se njerëzit nuk kanë detyra të caktuara, ata këtu duhet të vijnë vetëm për të vdekur”, thotë ai.

“Teren”, komandanti ukrainas i njësive të zbulimit me dron, thotë se “edhe nëse mund të vrasim 40 apo 70 ushtarë në ditë me dronë, ditën tjetër ata shtojnë forcat e tyre dhe vazhdojnë sulmet”.

Në 18 muajt e luftës në qytet, ai shton se në qytet pilotët e tij të brigadës kanë vrarë rreth 1,500 rusë. Por të tjerë vazhdojnë të vijnë.

Numri i të vrarëve ukrainas është një sekret i ruajtur mirë, por beteja është kthyer në një makth vdekjeje, e ngjashme me kaosin e sulmeve ruse kundër forcave të kufizuara të Ukrainës.

Në një vizitë surprizë në Avdiivka në dhjetor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkruante betejën si një “kasaphanë”, duke shtuar se në shumë aspekte “mund të përcaktojë fatin e luftës”.

Lideri ukrainas dukej se ishte i ndërgjegjshëm për kritikat ndaj mbrojtjes së ushtrisë së tij, por ashtu si rënia e qytetit të Bakhmut në 2023, tregonte tensionet e dukshme mes mbrojtjes së vendndodhjeve strategjike dhe domethënies të ruajtjes së jetës së ushtarëve.

“Çdo copë tokë është e çmuar për ne”, thotë kreu i ushtrisë Valery Zaluzhny, por në Avdiivka, “nuk ka nevojë të bëjmë asgjë të ngjashme me spektaklin”.

Një top model amerikan M777 howitzer, ka qëndruar i heshtur shumicën e ditës, pasi predhat janë racionuar në 20 deri 30 në ditë, thonë artilierët. Verën që shkoi gjatë kundër-ofensivës ata qëllonin dy herë më shumë.

Në një tjetër pozicion artilerie, 90 minuta larg Avdiivkas, pranë Bakhmutit, rrjeti CNN vizitoi magazinën e municionit të topave Paladin që ishte thuajse e zbrazur.

“Çdo predhë funksionon me këtë Paladin që përdorim”, thotë artilieri “Skyba” për CNN. Por raporti i goditjeve tashmë llogaritet “10 me 1” për rusët, sipas kreut të artilerisë së brigadës 93 të Ukrainës.

“Ata përdorin sisteme sovjetike, por përsëri të vrasin”, thotë Korsar.

Tashmë mbështetja e SHBA me predha artileria për Ukrainën nuk është më e garantuar. Në Kongres po debatojnë për këtë. Zëdhënësi i Kongresit John Kirby e tha hapur këtë muaj: “Asistenca që kemi dhënë deri tani ka ndaluar. Sulmet që po kryejnë rusët vetëm po shtohen.”

Megjithatë në front morali i trupave ukrainase duket i lartë, sipas CNN. Përforcimet për ta mbeten një shpresë e largët, por luftimet në Avdiivka vijojnë.

“Do bëjmë ç’është e mundur për të ruajtur linjat”, thotë oficeri i forcave Omega, “Sayer” për CNN.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë më tej, por Avdiivka do të qëndrojë, nuk kemi çfarë humbasim”, shton ai.


Top Channel

You may also like