Është arrestuar drejtuesi i automjetit që e shkeli të miturën në Veles

by admin
Spread the love




Policia në Veles sot e arrestoi qytetarin e Velesit A.N. i cili më 17 dhjetor shkaktoi vdekjen e vajzës së mitur të cilën e goditi me automjetin e vet në vend kalimin për këmbësorë në Veles.

“Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, policia, sot në orën 11:30 në Veles e privoi nga liria qytetarin A.N.(29) i cili më 17 dhjetor, rreth orës 22:15 në rr. “Boris Trajkovski” në Veles, me automjetin “mercedes” me targa të Velesit i goditi këmbësorët E.I.(43) dhe vajzën e saj të mitur, pas çka u largua nga vendi i ngjarjes. Me atë rast, vajza e mitur vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa nëna e saj mori lëndime të rënda trupore”, informojnë nga MPB.

Personi është dërguar në stacion policor dhe pas ndriçimit të plotë dhe dokumentimit të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të parashtrohet paraqitje adekuate.


You may also like