Ernest Muçi rikthehet te goli, shënon në miqësoren ndaj Salzburgut

by admin
Spread the love

Ernest Muçi po kalon një formë të mirë me Legian e Varshavës në përgatitjet që po zhvillon në verë. Talenti 22-vjeçar shënoi një gol ndaj kampionëve të Austrisë, Salzburgut.

Muçi shënoi golin e dytë të takimit dhe të dytin e ekipit të tij në minutën e 19-të. Deri në atë moment rezultati ishte 2-0 në favor të Legias së Varshavës, ndërsa në fund u përmbys nga Salzburgu në 3-2.

Sfidën për Legian e nisi me një fanellë titullari edhe lojtari i Kosovës, Lirim Kastrati, ndërsa shqiptari tjetër, Jurgen Çelhaka u aktivizua më vonë. Kështu, Ernest Muçi rikthehet te goli me Legian, ndërsa zhvilloi edhe një paraqitje të një niveli të lartë. /oversport.tv

You may also like