Ermal Mamaqi mendon se është moderatori më i mirë, ia ka mbushur mendjen Vera Grabocka

by admin
Spread the love

Flavio Qarri është një nga gazetarët më të njohur shqiptar. Ai njihet për deklaratat e tij të drejtëpërdrejta, ndërsa krijon shumë shpesh edhe polemika me komentet e tij. Së fundmi, ai ishte i ftuar në limuzinën e Ester Bylykut, e cila drejton emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.

Moderatorja iu rikthye edhe njëherë debatit të vjetër që gazetari ka pasur me artistin Ermal Mamaqi, të cilin e ka quajtur mashtrues. E në emisionin e Esterit, Flavio ka bërë një tjetër deklaratë shumë të fortë, ku këtë herë ka përfshirë edhe regjisoren e famshme shqiptare, Vera Grabocka.

I pyetur se me cilin/cilën moderator/e nuk do të bashkëpunonte kurrë, Flavio Qarri dha emrin e Mamaqit, ndërsa thotë se Ermali mendon se është moderatori më i mirë sepse kështu ia ka mbushur mendjen Vera.

“Me Ermal Mamaqin. Ai mendon se është moderatori më i mirë në Shqipëri, dhe për këtë ia ka mbushur mendjen Vera Grabocka”- u shpreh në “Glamour Zone” Flavio Qarri.

You may also like