EREVAN – Armenia propozon krijimin e një zone të çmilitarizuar përgjatë kufirit me Azerbajxhanin

by admin
Spread the love

ROMË, 10 nëntor /ATSH-ANSA/ – Qeveria e Erevanit ka propozuar krijimin e një zone të çmilitarizuar përgjatë kufirit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe rreth rajonit të kontestuar të Nagorni-Karabah, deklaroi sot kryeministri armen, Nikol Pashinyan.

“Kam paraqitur një propozim për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth Nagorni-Karabak”, tha Pashinyan gjatë një takimi të Kabinetit të Ministrave.

“Ne po propozojmë gjithashtu një iniciativë për të krijuar një zonë të çmilitarizuar prej tre kilometrash përgjatë kufirit armeno-azere”, shtoi ai.

Propozimi i qeverisë armene vjen disa ditë pasi presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev bëri thirrje për tërheqjen e ushtarëve armenë nga Karabakh.

Pashinyan tha dje se Putini pritet të zhvillojë një vizitë dyditore në Erevan, më 22 nëntor.  Në vjeshtën e vitit 2020 pati luftime të përgjakshme midis armenëve dhe azerëve në kufirin midis Nagorni-Karabah, ku vdiqën mbi 6 500 persona.

Një marrëveshje armëpushimi midis Armenisë dhe Azerbajxhanit u nënshkrua në nëntor 2020 me ndërmjetësimin e Moskës.

Gjithashtu, në bazë të marrëveshjes, Rusia ka dërguar rreth 2 000 ushtarë në kufirin midis Nagorni-Karabah, me qëllim zbatimin e armëpushimit.

Në mesin e shtatorit, u zhvilluan luftime të tjera kufitare, në të cilat vlerësohet se kanë vdekur mbi 200 persona, ndërsa dy shtetet kanë akuzuar njëri-tjetrin si shkaktarin e tyre.//a.i/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like