Erdogan bisedë telefonike me Putin, fokus marrëveshja e drithërave – Shqip

by admin
Spread the love

Erdogan dhe Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike mëngjesin e së mërkurës, ku fokusi kryesor ishte marrëveshja e grurit në Detin e Zi dhe vendimi i Moskës për t’u tërhequr prej saj.

Sipas informacioneve, Erdogan nënvizoi se nuk do të ishte në interesin e askujt anulimi i nismës së Detit të Zi, të cilën ai e konsideron një “urë paqeje” dhe shtoi se Turqia do të vazhdojë të bëjë përpjekje të forta për të vazhduar këtë marrëveshje.

Në këtë kuadër, ai vuri në dukje se çmimet e drithërave, të cilat ranë me 23% gjatë periudhës së zbatimit të marrëveshjes u rritën me 15% në dy javët e fundit.

Duke iu referuar komunikimit mes dy presidentëve, zyra e Erdoganit njoftoi se Putin ka pranuar të vizitojë Turqinë, pa dhënë detaje për datën e saktë.

“Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike të mërkurën me presidentin rus Vladimir Putin. Gjatë bisedës, liderët arritën një marrëveshje për vizitën e Putinit në Turqi”, thuhet në konferencë.

Erdogan falënderoi homologun e tij për dy avionët zjarrfikës të dërguar nga Rusia për luftën e Turqisë kundër zjarreve në pyje dhe shprehu kënaqësinë e tij për interesin në rritje të turistëve rusë në Turqi, duke shprehur besimin e tij se këtë vit do të thyhet një rekord në turizëm me përpjekje të përbashkëta.

You may also like