Enis Bardhi “dënon” Donnarumma-n, Spalletti gati t’i besoj portierit Vicario

by admin
Spread the love

Gigio Donnarumma rrezikon seriozisht fanellën e titullarit te Italia, me portierin e PSG-së që tashmë duket se nuk e ka më vendin e sigurt në kombëtare.

Përgjegjësinë për goli e pësuar në ndeshjen e fundit, atë ndaj Maqedonisë së Veriut, trajneri Spalletti ia ka faturuar Donnarumma-s, moment që ndryshoi historinë e takimit me Italinë që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Shkup.

Natyrisht, 24-vjeçari nuk është problem i vetëm, por zhurma që shkaktoi ai gol i pësuar ka bërë që te Italia të mendojnë për një rotacion dhe tashmë Vicario është gati të marrë dorezat për sfidën e radhës, atë ndaj Ukrainës.

Ish-portieri i Empolit, i cili aktualisht luan me Tottenham është gati, pasi ai duket se ka fituar edhe balotazhin me Alex Meret.

Tani mbetet për t’u parë nëse Spalletti do të guxojë me ndryshimin në portë, për të ulur në stol Donnarumma-n dhe për t’i dhënë shansin portierit Vicario, që ende është në pritje të debutimit./Supersport


Top Channel

You may also like