Ëndrra Europiane II/ Duka për “Exclusive”: Kontrata e Sylvinhos, do të vendoset përpara se të shkojmë në Gjermani

by admin
Spread the love

Ndërkohë që për dy Brazilianët, Sylinho de Dorival apo argjentinasin Zabaleta Europiani është një aktivitet që ata nuk e kanë përjetuar asnjëherë më parë, Shqipëria shkon për herë të dytë në finalet e aktivitetit më të madh futbollistik të Kontinentit të Vjetër.

Në 2016-n na u desh shumë që të festonim, nga ndeshjet në fushë deri në përballjet në gjykatën e arbitrazhit sportiv në Lozanë për ngjarjen e ndeshjes së Beogradit më 2014-n. Por më në fund ja dolëm, me fitoren në Armeni 0-3. Megjithatë sot ky kualifikim i dytë ka një tjetër shije.

Na u deshën të ndryshonim 3 trajnerë Italian për të gjetur të duhurin me sa duket, nga Gianni De Biazi i edicionit të dytë, tek Kristian Panuci dhe Edoardo Reja, për të gjetur në Brazilin e largët Sylvinhon.

“Asnjëherë nuk e kisha menduar që do të kishim një trajner Brazilian”- tha Duka.

Por tani kaluan shumë gjëra dhe të panjohurat u bën të njohura për të gjithë, ka ardhur një tjetër moment për Shqipërinë, lojtarët, tifozët këdo. I Erdhi radha Gjermani 2024-s.

“Ky është objektiv i arritur kur bëmë strategjinë e futbollit. Do shkojmë në Gjermani një kompeticion shumë më i vështirë. Duhet ta shijojmë. Nuk do të mjaftohemi me kaq, objektivi minimal është kualifikimi i grupit”- tha Duka.

Ky vit në fakt u duk se kishte një tendencë për të qenë përkrah Shqipërisë, në aspektin e futbollit, nga zgjedhja e Armand Dukës si z.president i UEFA-s, tek sukseset në fushë dhe deri tek përzgjedhja e fundit tonë për organizimi i europianit të moshave në vitin 2025.

Kuqezinjtë përpara fillimit të europianit do të zhvillojnë një grup 12-ditorë në Austri për të shkuar në Gjermani të paktën 24 orë përpara fillimit të eventit. Ndërkohë që ende nuk është prëcaktuar hoteli dhe qyteti, por në listen e Federatës Shqiptare të Futbollit, janë dy qendra sportive në Dortmund dhe një Shtutgard, të cilat do të vendosen përpfundimisht pas shortit të 2 dhjetorit, në bazë edhe të sadiumeve ku do të luajmë për të qenë sa më pranë. Por përpara se të fillojnë këto finale ka dhe diçka tjetër për tu përfunduar, kontrata e Sylvinhos.

“Kontrata e Sylvinhos, do të vendoset përpara se të shkojmë në Gjermani”- tha presidenti i FSHF-së, Armando Duka.


Top Channel

You may also like