Ende në hetim trazirat e Capitol Hill, mister kush i vuri bombat në selitë e dy partive

by admin
Spread the love

Kur kanë kaluat tre vite nga sulmi i 6 janarit në Capitol Hill nga mbështetës të ish-presidentit Donald Trump që humbi zgjedhjet, janë ngritur akuza ndaj 1230 personave duke nisur për vepra të lehta si hyrje e paautorizuar, deri në sulme ndaj policisë dhe komplot për rebelim.

Rreth 750 pjesëmarrës janë dënuar ndërsa në kërkim mbeten dhjetëra të tjerë. Enigmë e këtij hetimi si֛ thonë autoritetet mbetet se kush i vuri dy bomba në selinë e Partisë Republikane dhe asaj Demokratike, madje për këtë policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 500 mijë dollarë për këdo që jep informacione.

Në duart e saj FBI-ja ka vetëm një video të një personi me bluzë gri me kapuç, me maskë në fytyrë dhe me doreza që duket se vendos një prej pajisjeve eksplozive nën një stol përpara godinës së komitetit demokrat. Ai shfaqet gjithashtu në një tjetër video duke ecur në një rrugicë pranë komitetit republikan përpara se të vendoste bomba edhe atje. Policia arriti t’i çaktivizonte në kohë bombat, por autori nuk është mundur të identifikohet ende edhe pas 3 vitesh.

Ndërkohë që seancat për të akuzuarit vazhdojnë në Gjykatën e Washingtonit, një tjetër çështje që po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë ka marrë vëmendje publike.  Një prej pjesëmarrësve në trazira i akuzuar për pengim të procedurave zyrtare që parashikon kodi penal dhe i referohet përpjekjeve për të ndërprerë certifikimin nga kongresi të fitores së zgjedhjeve nga zoti Biden ka kërkuar rrëzimin e kësaj akuze.

Po kjo çështje ka marrë vëmendje për shkak se një akuzë e tillë është ngritur edhe ndaj zotit Trump i cili përballet edhe më akuza më të rënda, nga përpjekja për të nxitur rebelim deri tek përpjekja për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Madje në dy shtete si Mein dhe Colorado u vendos t’u hiqej emri nga listat, por pas apelimit nga avokatët e tij emri është futur sërish në lista në pritje të vendimit të Apelit.


Top Channel

You may also like