Empoli barazon në shtëpi ndaj Veronas/ Bajrami dhe Asllani titullar nga minuta e parë – me këto nota u vlerësuan paraqitjet e tyre

by admin
Spread the love

Empoli ka barazuar në shtëpi kundër Veronas, në kuadër të xhiros së 30’të në Seria A.

Dy shqiptarët; Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani, ishin titullar për Empolin.

Empoli ishte e para që avancoi, me golin e Di Francescos në minutën e 26’të të takimit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Por, në pjesën e dytë u shënua edhe goli i dytë i ndeshjes dhe i epilogut përfundimtar të takimit.

19 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Verona barazoi shifrat me golin e Cancellierit(71′).

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1.

Nedim Bajrami u zëvendësua menjëher pas përfundimit të pjesës së parë, ku edhe paraqitja e tij në 45 minutat e para, u vlerësua me notën 6.8, nga ‘SofaScore’.

Kurse, Kristjan Asllani i kompletoi 90 minuta, duke zhvilluar një ndeshje solide në repartin ofansiv, ku edhe u vlerësua me nëton 6.8, poashtu.

You may also like