“Emisioni 25 minuta”, Ivanovska: Ndikimi politik, mos sundimi i ligjit, pandëshkueshmëria janë faktorët më të mëdhenj të korrupsionit

by admin
Spread the love

Në intervistën për emisionin “25 minuta” , Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, komentoi edhe kritikat e ambasadorit holandez i cili pyeti se ku shkuan parat që BE i dha vendit për të bërë reforma. Ivanovska, tha se në Maqedoninë e Veriut mungon përgjegjësia dhe dhënia e raportit. Nëse do të ishin këto dy elemente atëherë, thotë ajo, do të dihej se ku kanë përfunduar paratë.

“Kush janë faktorët më të mëdhenj të korrupsionit? Ndikimi i fortë politik, mos sundimi i ligjit, gjegjësisht pandëshkueshmëria, papërgjegjësia, mos raportimi, mungesa e transparencës dhe e integritetit. Kjo është fotografia jonë fatkeqësisht. Fatkeqësisht kjo u bë karta jonë e identifikimit. Ambasadori holandez duke pasur përgjegjësi ndaj taksapaguesve të tij, kërkon tani përgjegjësi nga bartësit e funksioneve publike, të japin raport se çfarë kanë punuar dhe çfarë kanë bërë me ato para. Dhe mendoj se duhet të kuptonim se nuk ka vetëm justifikime. Duhet të kapemi fortë për punë përndryshe nuk funksionon. Ndërsa për punë, ne jemi popull punëtor, vetëm puna është se cili drejtim do të merret, cili është motivimi i atyre që marrin përsipër funksione publike dhe të jenë në ato funksione. Çfarë është ajo që i ka shtyrë të jenë në ato funksione. Nëse vijnë me sinqeritet, me dëshirë për të kontribuar diçka për shtetin tonë, ne do të bëjmë, përse mos të bëjmë.  Ne jemi popull punëtor, mirëpo përsëri do të them ndoshta motivimi është më ndryshe”, tha Ivanovska për emisionin “25 minuta” në Shqip.

MARKETING



You may also like