Emisioni “25 minuta”: Floren Zhani-Katris shtetet më afër konfliktit me Ukrainën janë më të prekur nga rritja e inflacionit

by admin
Spread the love

Floren Zhani-Katris – profesoreshë e ekonomisë në Universitetin në Lil, për emisionin “25 minuta” duke folur për inflacionin dhe rritjen e kostos së jetesës në Evropë, tha se shtetet gjeografike që janë më afër konfliktit të Ukrainës janë më të prekura nga rritja e çmimeve dhe inflacionit.

“Këtu kemi efekt të dyfishtë: varshmërianga energjia ruse ose produktet ushqimore ukrainase, për shkak se tregtia është me fqinjët më të afërt. Ajo është inflacion i cili mund të krahasohet me atë të shënuar pas Luftës së Dytë Botërore. Në disa vende kishte politika, të cilat në momentin e dhënë lejonin të ndalohet eksplozioni i inflacionit”, ka deklaruar FlorenZhani-Katris – profesoreshë e ekonomisë në Universitetin në Lil.

Sipas proekcioneve inflacioni do të qëndrojë lartë edhe gjatë kohë. Mjafton të shihet ngritje të kamatave të Qendrës Evropiane që i bën kredit akoma më të shtrenjta. Kjo me qëllim që inflacioni të vihet në plan afatmesëm në 2%.

“Rreziku nga normat e larta të kamatës është recesioni. Ajo i kufizon kredit dhe ajo shihet në tregun e patundshmërive. Ndërmarrjet dhe amvisëritë mendojnë dy herë para se të ngarkohen ose investojnë. Ashtu qëndron rreziku nga zbavitja e ngritjes edhe të stagflacionit, një përzierje mes inflacionit dhe stagnimit. Gjendemi në regjim të inflacionit i cili është këtu qysh para dy, dy vite e gjysmë, ajo nuk ishte në konjukturë siç  dëshironin disa të besonin. Mendoj që ideja se inflacioni mund të jetë kunjukturë, është komunikim që të qetësohen shpirtërat, të shmangen tensionet dhe strategjitë çmime-paga. Nuk negocioni për rritje të pagave, për shkak se inflacioni vetëm kalon dhe kështu me radhë”, ka deklaruar FlorenZhani-Katris – profesoreshë e ekonomisë në Universitetin në Lil. /SHENJA/

MARKETING



You may also like