“Emisioni 25 minuta”: Automjete për pastrim të borës të vjetra edhe pas 40 viteve

by admin
Spread the love

Në emisionin “25 minuta” në Shqip, i ftuar ka qenë Kostadin Acevski, Drejtor i NP Rrugët e Maqedonisë.

Ai është përgjigjur shumë pyetjeve lidhur me funksionimin e ndërmarrjes, automjetet për pastrim të borës që posedon dhe tema tjera.

Ja një pjesë e bisedës:

Pyetje: Numër i madh i qytetarëve janë ankuar shkaku se një pjesë e vogël e borës krijoi kaos të vërtet nëpër Maqedoni. Ishte e akuzuar Rruga e Maqedonisë , ju jeni drejtor dhe pikërisht juve ju akuzonin. Që nuk e kryeni punën.

Kostadin Acevski

Rruga e Maqedonisë ishte e akuzuar si çdoherë. Disa herë thash se ne jemi në shërbim 24/7. Në të gjitha situatat kur duhet të intervenohet, gjatë motit të keq…

Ndërsa kush ishte fajtor që thoni vazhdimisht se neve na akuzojnë?

Në njëfarë mënyre jemi edhe kujdestar-fajtor.

Po, mirëpo kush ishte fajtor për atë kaos që u krijua?

Nuk mund të kërkojmë fajtor.

Duhet dikush të pranon përgjegjësi.

Po, saktë. Edhe qytetarët kanë të drejtë. E kuptojmë edhe revoltin e tyre. Edhe pritshmëritë e tyre, në atë moment rrugët të jenë kalueshme. Mirëpo gjithashtu edhe qytetarët duhet t’i respektojnë detyrimet që i kanë, në pajtueshmëri me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor, gjegjësisht mbajtja e pajisjeve dimërore në automjetet. Detyrim që zgjat secilin vit nga data 15.11.

D.m.th. qytetarët janë fajtorë?

Jo, jo. Nuk mund të themi se qytetarët janë fajtorë. Ekziston rregullore, por edhe atë çfarë e parasheh ligji. Edhe nga aspekti i mirëmbajtjes së rrugëve, edhe rregullorja për mirëmbajtjen e rrugëve, përfshirë edhe rregulloren për shërbimet dimërore, ka mënyra të zbatimit. Nëse shihni çdokund në rajonin…

D.m.th. kjo ishte pak borë. Nuk mund të krahasohemi me probleme serioze me borë të cilat i kanë shtetet tjera.

Ne nuk jemi shumë larg nga Serbia dhe Bullgaria. Pamë që atje u bë kolaps dhe kaos në trafikun rrugor.

Po, mirëpo bora ishte shumë më e madhe.

Kështu si e para, si rrallë herë kishte reshje të vazhdueshme dhe intenzive në tërë territorin e Maqedonisë.

Më falni që ju ndërpres. Qytetarët thanë që aspak nuk kanë parë ndonjë automjet që pastron.

Nuk është e saktë. Tani, t’ju them kështu, si e para, ekipet e Rruga e Maqedonisë janë të shpërndara çdo vit nga fillimi i nëntorit. Ashtu edhe këtë vit, në 37 punkte dimërore në tërë territorin e shtetit. Ekipet e Rruga e Maqedonisë, punojnë 24/7 fjalë për fjalë. Bëjnë kujdestari, kryejnë mirëmbajtje preventive të rrugëve, spërkatje me materiale gërryese me krip dhe rërë për parandalimin e ngricave. Edhe në raste të reshjeve të borës bëjnë intervenime për pastrimin e grumbullit të borës.

Të jemi pak më preciz, për shkak se atë e dimë. Pyetja ime është, sa automjete ka për pastrim të borës?

Për momentin 71 automjete nga Rruga e Maqedonisë, prej të cilave 67 janë funksional.  Katër janë me defekte më të vogla apo të mëdha të cilat tërhiqen për momentin. Përveç kësaj kemi edhe 25 makina ngarkuese, 5 grejder, 11 traktorë, 8 pastrues për borë.

E shoh listën e keni para jush. Megjithatë me tregoni a ka nevojë për më shumë automjete dhe për më shumë pajisje?

Gjitha këto automjete të cilat i theksova, vikendin e kaluar kur ishin reshjet e borës, të gjitha ishin të vëna në funksion me gjithë fuqinë njerëzore.

 Mirë, por pyetja ime ishte a janë të nevojshme më shumë?

Çdoherë ka nevojë për më shumë automjete dhe çdo vit ne angazhojmë automjete shtesë nga persona të tretë. Për këtë vit janë kërkuar 110 automjete shtesë.

Nga cilët persona të tretë?

Nga realizues të cilët zgjidhen në procedurë për furnizime publike të cilët punojnë së bashku me automjetin për Ndërmarrje Publike Rruga e Maqedonisë.

Tani pyetja ime është, në vend që të kërkoni prej furnizimeve publike supozoj prej firmave private, përse shteti nuk i blen këto 110 automjete për të cilën flisni?

Ajo është edhe pyetja ime.

Cila është pyetja juaj?

Ajo që përse shteti nuk i blen këto 110 automjete?

Më tregoni a keni kërkuar ju?

Po, kemi kërkuar. Tani do t’ju tregoj. Ky problem në Rruga e Maqedonisë nuk është prej tash.

 Më tregoni çfarë ka ndodhur kur keni kërkuar. Nga kush kërkuat, nga qeveria apo nga kush?

 Tani do t’ju tregoj. Nëse më lejoni. Kishte një postim timin në rrjetet sociale, në të cilën opozita u thirr. Kjo nuk ishte bora e parë. Bora e parë ishte më datë 17.11. Ahengu mund të fillon. I njëjti ishte ironik, mirëpo fatkeqësisht nuk e kanë kuptuar ironinë. Ahengu për Rruga e Maqedonisë për fat të keq zgjat 30 vite. Këto 71 automjete që i përmenda, dy automjete ngarkuese speciale, kamionë për pastrim të borës, njëzet janë deri në pesë vite vjetërsi. Mirëpo, tjerat janë me më shumë se tridhjetë vite vjetërsi .

Ajo ishte pyetja ime e ardhshme, për vjetërsinë.

Mospërputhja kohore e investimit dhe mosinvestimit në ndërmarrjen publike. Nga këto 31 makina ngarkuese, këtë vit kemi marrë edhe 15 shtesë. Në 2022-tën dhe 2023-tën kemi marrë 15. Nga këto 31, 15 prej tyre janë deri pesë vite vjetërsi. Mirëpo, tjerat janë mbi 30 vite vjetërsi.

 

MARKETING



You may also like