Emigrantët, inati që Italia ka me Gjermaninë – Shqip

by admin
Spread the love

Organizatat joqeveritare që shpëtojnë emigrantët në Mesdhe do të duhet t’i zbresin ata në vendet me flamurin e të cilëve mbajnë anijet e tyre, veçanërisht në Gjermani, nëse nuk gjendet një kompromis më i mirë për statusin e azilit dhe imigracionit, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Maltë.

Ajo hodhi poshtë amendamentin e paraqitur nga Gjermania për statusin dhe rolin e organizatave joqeveritare, ndërsa reforma e Paktit për Azilin dhe Emigracionin u miratua të enjten në Bruksel.

Teksti u miratua nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por Italia, e habitur nga paraqitja e vonuar e amendamentit gjerman, shprehu rezerva dhe kërkoi një periudhë reflektimi.

Roma ka inat me Berlinin

Ai amendament është “një hap mbrapa” dhe “kjo është arsyeja pse ne propozojmë një tjetër amendament sipas të cilit shteti është përgjegjës për mirëpritjen e emigrantëve që transportohen në anijen e organizatave joqeveritare të shtetit që mban flamurin e tyre”, u tha Meloni gazetarëve në periferi të samitit të vendeve mesdhetare të Bashkimit Evropian në Maltë.

Sipas informacioneve të raportuara nga mediat lokale, amendamenti italian u refuzua nga ministrat e brendshëm që u takuan me dyer të mbyllura në Bruksel të enjten.

Roma ka inat me Berlinin për arsye të financimib të disa OJQ-ve humanitare në Mesdhe, disa prej të cilave veprojnë nën flamurin gjerman. /tesheshi.com/

You may also like