Ellen DeGeneres shpërblen me miliona dollarë punonjësit e saj për këtë arsye

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur ka deklaruar se do të largohet nga programi.

Moderatorja e njohur Ellen DeGeneres ka dhënë së fundmi miliona dollarë shpërblime për punonjësit e saj. Gazeta amerikane “NY Post” bën të ditur se Ellen dhe kompania e prodhimit ‘Warner Bros’ punuan së bashku për të siguruar që çdo punonjës të shpërblehet përpara se emisioni të përfundonte.

Ellen ka qenë tepër bujare me punonjësit që nga fillimi i shfaqjes “The Ellen Show” në 2003. Në shtator “u dha dhurata të gjithëve duke përfshirë udhëtime, orë, makina”. Ndërkohë, DeGeneres po përgatit një listë të gjatë të miqve që do të ftojë në program për herë të fundit.

Pasi Ellen ka thënë se do të largohet, NBC është në kërkim të pasardhëses së moderatores së suksesshme.


You may also like