Ellen DeGeneres po shpërblen punonjësit, para se të mbyllë përfundimisht programin  

by admin
Spread the love

Ellen DeGeneres po shpërndan bonuse parash për punonjësit e saj me mbylljen përfundimtare për programit me histori 20-vjeçare.

Burime për “Deadline” kanë treguar se punonjësit e “The Ellen DeGeneres Show” do të marrin bonuse bazuar në sa vite kanë punuar për talk show-n. Shumë nga stafi i saj kanë punuar në shfaqje për më shumë se një dekadë, që do të thotë se do t’u vijë një bonus i madh.

Ndërsa për ata që kanë punuar në shfaqjen e saj për një deri në katër vjet, do të ketë një pagesë shtesë dy javët e fundit të spektaklit.

Ellen DeGeneres zbuloi vitin që shkoi se do ta mbyllte emisionin e saj gati 20-vjeçar me episodin e fundit që do të transmetohet më 26 maj 2022.

Fundi i sezonit të fundit pritet të ketë shumë surpriza dhe të ftuar figura si: Michelle Obama, Kim Kardashian, Serena Williams dhe Portia de Rossi.

 

You may also like