Eliminimi nga Champions ka pasoja për Crvena Zvezda, Stankovic jep dorëheqjen

by admin
Spread the love

Trajneri i Crvena Zvezda, Dejan Stankovic ka dhënë dorëheqjen pasi nuk arriti që të kualifikojë skuadrën në fazën e grupeve të Champions League.

Kampionët e Serbisë, që kanë fituar Kupën e Kampioneve në vitin 1991 kundër Marseille, u eliminuan në fazën e Play Off-it nga izraelitët e Maccabi Haifa, që barazuan 2-2 në Beograd pas një autogoli të Pavkov në minutën e 90-të të takimit (ndeshja e parë ishte fituar 3-2 nga Maccabi).

Klubi serb ka njoftuar se tekniku i ri, që do të zëvendësojë ish-lojtarin e Lazios dhe Interit, do të jetë Milos Milojevic, që ka qenë zëvendësi i Stankovic deri në vitin 2021, ndërsa sezonin e kaluar drejtoi skuadrën e Malmoe. / Oversport.tv

You may also like