”Elegancë” grabitësish! I vjedhin shtëpinë dhe i lënë një shënim ndjese: Edhe ti nuk paske gjë

by admin
Spread the love

“Na vjen keq, por kemi mbetur pa para’ dhe duhet të hamë. Por, shoh që edhe ti nuk ke asgjë. Durim”, ky është mesazhi i lënë nga grabitësit që ditët e fundit kanë kryer një vjedhje në një shtëpi në komunën e Chions, Pordenone, sipas “Il Messaggero”.

Ndër objektet e vjedhura ishin një aparat kafeje dhe një freskuese.

Sigurisht që nuk është një grabitje e denjë për hajdutët mjeshtër të librave komik si Lupin apo Diabolik.

Por, shënimi i shkruar pa respektuar as rregullat gramatikore, ndoshta për të mos u zbuluar nga policia ose ndoshta për shkak të mungesës së njohjes së gjuhës, të kujton shumë nota komike të shkruara nga motrat Giussani, Angela dhe Luciana, të njohura për librat e tyre të mbushur me humor.

Karabinerët Azzano Decimo aktualisht po hetojnë për zbulimin e autorit ose autorëve të vjedhjes, për t’ia dorëzuar drejtësisë, por që dhe t’iu “ngrirë” të qeshurat që kanë bërë kur kanë shkruar shënimin, duke iu kthyer pak drejtësi të zotëve të shtëpisë.

You may also like