Ekzekutoi katër punonjës në fabrikë dhe vrau veten, publikohet fotoja e autorit me origjinë nga Egjipti

by admin
Spread the love

Personi në foto është 76-vjeçari, i cili vrau tre persona në kompaninë e transportit në Athinë.

Autori me origjinë nga Egjipti ishte ish-punonjës në kompaninë që ndodhet në rrugën Artemisiou.

Sipas dëshmitarëve, ai hyri në zyrat e kompanisë dhe hapi zjarr drejt “shefat”, siç thonë ata.

“Mesa duket ka dashur të hakmerret me shefat. Ai u bërtiste të gjithëve që të largoheshin. Ai nuk donte të godiste asnjë prej nesh. Vetëm shefat. Pra, synonte ata. Ai qëlloi dy shefat dhe një punonjës që iu afrua duke u përpjekur ta qetësonte . Ai hyri me një karabinë me tytë të shkurtër dhe një revole. Kur hyri në kompani nuk e kishte nxjerrë armën, mbante një thes. Unë isha në dyshemenë time, duke u fshehur nën tavolinën time derisa policët hynë dhe na nxorën të gjithëve jashtë”, tha një nga dëshmitarët.

Mes viktimave ishin CEO i kompanisë, kapiten Ilias Kukularis, motra e presidentit të firmës Spiros Karnezis, Maria Ladha 76 vjeç, si dhe një punonjës, Andonis Vlasaqis 79-vjeç. Në fund, 76-vjeçari vrau veten.


Top Channel

You may also like