Ekonomia ruse u tkurr më pak sesa ishte parashikuar

by admin
Spread the love

Ekonomia ruse është tkurrur vitin e kaluar më pak sesa është pritur, marrë parasysh nisjen e luftës në Ukrainë.

Sipas Agjencisë shtetërore të Statistikave në Rusi, ekonomia është tkurrur për 2.1 për qind, edhe pse parashikimet kanë shkuar në deri 12 për qind.

Ndonëse ka dyshime për vërtetësinë e këtyre të dhënave, shumë analistë kanë qenë të befasuar me qëndrueshmërinë e ekonomisë ruse.

Rritja e çmimeve të naftës dhe shpenzimet ushtarake besohet se i kanë ndihmuar ekonomisë në Rusi.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë – më 24 shkurt të vitit të kaluar – shumë kompani perëndimore janë larguar prej Rusisë.

Shoku fillestar pati detyruar tregjet e aksioneve në Rusi që të mbyllen përkohësisht, si dhe rubla ruse pati rënë në nivele të konsiderueshme.

Instituti për Financa Ndërkombëtare pati parashikuar se ekonomia ruse do të tkurrej për 15 për qind më 2022, derisa presidenti amerikan, Joe Biden pati thënë në muajin mars se ekonomia ruse është “në rrugë t’u zvogëluar përgjysmë”.

Megjithatë, në pjesën më të madhe të vitit 2022, Rusia ka arritur të eksportojë energji.

Perëndimi i ka kufizuar eksportet e energjisë nga Rusia, mirëpo autoritetet ruse kanë zgjeruar shitjet në Kinë, Indi dhe vende tjera.

Rritja globale e çmimeve të gazit, naftës dhe nënprodukteve të saj, si dhe e produkteve tjera që eksporton Rusia, përfshirë grurin, kanë kontribuuar në rritjen e të hyrave në Rusi./Rel


Top Channel

You may also like