Ejupi: Kemi gjyqtarë që janë të dënuar përjetësisht dhe tash kanë postet kryesore në FFK

by admin
Spread the love

I ftuar në “Prime Time” me Xhemajl Rexhën, kandidati për Kryetar të FFK’së, Remzi Ejupi ka folur rreth kandidaturës së tij, duke prekur edhe tema të tjera, si ajo e posteve që janë marrë padrejtësisht në FFK.

Ejupi theksoi se në FFK ka të punësuar referë që janë dënuar përjetësisht dhe tash kanë postet kryesore në FFK.

“Pse të largohet një djalë i ri, Gramoz Vokrri nga Federata, ka mujt me pas një pozitë, por kanë dasht që vet t’I kontrollojnë të gjitha? Pse të largohet Eroll Salihu që është posti kryesor, pse të largohet drejtori, pse referët. Ka referë që janë dënu përjetësisht edhe ka që i kanë tash postet kryesore në FFK” – tha Ejupi në Prime Time në Kanal 10.

Remzi Ejupi e ka konfirmuar kandidaturën e tij për president të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Pas 18 viteve në krye të klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi ka vendosur që të mos vazhdojë më si president i klubit “bardhekaltër”.  

/Insporti.com

You may also like