Einxhel dhe Donaldi debatojnë për herë të parë dhe “shkak” u bë Arbana

by admin
Spread the love

Duke qenë se do e kalojnë natën e ndërrimit të viteve në “Big Brother VIP”, banorët do organizojnë spektaklin e Vitit të Ri që do të jepet në “Live Show” në 1 janar. Ata mund të përgatisin çfarë të dëshirojnë: kërcim, këngë, skeçe, imitime apo edhe talente të tjera që mendojnë se ata kanë.

Mbrëmjen e djeshme ata duhet të diskutonin për elementët e spektaklit që do të organizojnë. Teksa ndodheshin në tryezë duke diskutuar, Donaldi i bëri një kërkesë publikisht Arbanës. Ai tha se do dëshironte ta intervistonte sepse nuk e ka parë në intervista të mëparshme.

Nga ana tjetër, Einxhel nuk mori pjesë në diskutime për shkak të disa hatërmbetjeve. Më pas, ajo debatoi me Donaldin dhe e akuzoi se “i ka vjedhur idenë”. Moderatorja u shpreh se ishte ajo e parë që tha se dëshironte të intervistonte dhe se ai “i mori dëshirën”.

Ndoshta Donaldi dhe Einxhel nuk e kanë menduar por mund ta intervistojnë të dy Arbanën duke qenë bashkëprezantues dhe të rrimë të qetë të gjithë.


You may also like