Eintracht Frankfurt ia del ndaj Rangers, fiton Europa League pas penalltive

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Europa League është e Eintracht Frankfurt, që ashtu si Chelsea e Villarreal e ka fituar këtë trofe pa pësuar asnjë humbje. Gjermanët fituan 5-4 me penallti, pasi 120 minutat e këtij dueli kishin përfunduar 1-1.

Eintracht Frankfurt u mundua të ishte pragmatist, duke i lënë kontrollon e topit skuadrës skoceze. Gjermanët ishin më konkretë, por jo në finalizim. Kamada dha sinjalin e parë pas dhjetë minutash lojë, ndërkohë që më pas provoi edhe Knauff.

Rangers në krahun tjetër përpiqej të gjente hapësira dhe iu afrua golit me anë të Aribo në të 26’. Kaq për t’u mbajtur mend nga skocezët, kurse gjermanët rrezikuan në dy raste me Filip Kostic, i cili në rastin e dytë e çoi topin pranë shtyllës pingule.

45 minutat e para u mbyllën pa gol, ndërsa pjesa e dytë nisi me një pretendim për penallti nga Rangers. Arbitri pasi e pa me VAR doli në përfundimin se nuk kishte asgjë, ndërkohë që gjermanët u treguan bujarë më pas.

Për dy minuta Aribo ishte mjaft i rrezikshëm. Në tentativën e parë nuk shënoi, kurse në rastin e dytë e çoi topin në rrjetë dhe Rangers e pa veten në epërsi. Eintracht u hodh në sulm dhe Jesper Lindstrom u ndal nga mbrojtësit rivalë, kurse Kamada më pas i vetëm me portierin e dërgoi topin pak mbi tra.

“Shqiponjat” nuk u dorëzuan dhe në minutën e 69-të Borre brenda zone ia doli ta devijonte topin e të shënonte golin e barazimit. Eintracht qëndroi në sulm dhe Hauge, i aktivizuar në pjesën e dytë, provoi me një goditje në hyrje të zonës. E pasaktë.

Deri në përfundim të 90 minutave nuk pati gol tjetër dhe duhet të luhej edhe shtesa 30 minutëshe. 15 minutat e para ishin të vakëta, lodhja po ndjehej. Më pas Eintracht rrezikoi me Jakic, kurse Kent për Rangers kishte mundësinë e artë të shënonte.

Trapp e ndali pak metra më portën, duke bërë mrekullinë. 1-1 përfunduan 120 minutat dhe më pas ishte momenti i penalltive. Tavenier realizoi dhe Lenz iu kundërpërgjigj për gjermanët.

Davis dhe Hrustic ishin gjithashtu perfektë, sikurse edhe Arfield më pas për Rangers. As Kamada nuk gaboi për Eintracht. Ramsey, i futur enkas për penalltitë, u ndal nga Trapp.

Filip Kostic më pas bëri detyrën për “Shqiponjat”, sikurse edhe Roofe për skocezët. Borre nuk fali dhe me penalltinë e shënuar i dha trofeun Eintracht Frankfurt. / oversport.tv

Europa League – Finalja  

Eintracht Frankfurt-Rangers 1-1 (5-4 me penallti)
Shënues:
Borre 69’ / Aribo 77

You may also like