Edi Rama ironizon “Primaret” e Berishës: Partia Socialiste parti e pathyeshme, ne do të fitojmë në zgjedhjet lokale

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama, komentoi sot Primaret që po zhvillon Partia Demokratike, për të zgjedhur kandidatët e saj për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 14 maj 2023.

I pyetur në lidhje me Primaret, Rama tha se nuk e di se cila parti po përgatitet fortë për vendoret, duke vënë në dukje kështu problemet e brendshme të PD-së.

Më tej Rama u shpreh optimist për zgjedhjet lokale, duke thënë se Partia Socialiste është forcë e pathyeshme dhe e organizuar.

Kryeministri tha se PS i fiton dhe nuk i merr nga askush zgjedhjet, ndërsa u shprehu i bindur se Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet në 14 maj.

“Nuk e di cila parti po përgatitet fortë. Eshte herët për të marrë vesh se kush është në anën tjetër. Në jemi të pathyeshëm. Janë zgjedhje me rëndësi të veçantë. Jemi forcë e organizuar, jemi makineri që nuk thyhet. Ne zgjedhjet i fitojmë. Nuk i marrim nga askush. Jam shumë optimist që gjërat do të shkojnë shumë më mirë”, tha Rama.

You may also like