Edi Basha shpallet “Ylli i Javës”

by admin
Spread the love

Mesfushori i Gjilanit, Edi Basha e ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë për xhiron e 26-t të Superligës së Kosovës në futboll.

FFK-ja, të mërkurën ka njoftuar se Basha është nderuar me çmimin “Ylli i Javës”, i cili ndahet për lojtarin më të mirë të secilës xhiro të Superligës.

Vlerësimin e më të mirit e ka bërë komisioni i veteranëve të futbollit, i cili ka konstatuar se Basha ishte më i miri. Në fakt, Basha pati paraqitje të mirë në derbin e Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit, i cili përfundoi me rezultatin 2:2.

Krahas depërtimeve dhe lojës së mirë në këtë derbi, Basha edhe shënoi gol për t’ia siguruar një pikë Gjilanit. Për Bashën, kjo është hera e parë që e fiton çmimin “Ylli i Javës”, i cili ka thënë se i jep motiv shtesë për ndeshjet e ardhshme.

“Për momentin nuk jam i lumtur me situatën aktualen, sepse klubi meriton më shumë se pozicionin aktual që kemi. Shpresoj që do të jemi më të fuqishëm dhe do të japim maksimumin për ekipin, duke bërë kështu tifozët tanë të lumtur” tha Edi Basa për faqen zyrtare te FFK-së”, ka thënë ndër të tjera Basha për faqen zyrtare të FFK-së.

Aktualisht, Gjilani zë vendin e shtatë në tabelë me 26 pikë të mbledhura dhe këtë vikend luan në shtëpi kundër Dukagjinit.

 

You may also like