Edhe shqiptarët nga Shkupi pjesëmarrës në “Marshin e Paqes” për gjenocidin në Srebrenicë

by admin
Spread the love

Në “Marshin e Paqes”, që organizohet prej sot (8 korrik) deri më 10 korrik në relacionin Nezuki-Potoçari, si kujtim për gjenocidin serb mbi boshnjakët gjatë luftës së fundit në Bosnjë, po marrin pjesë edhe disa shqiptarë të Shkupit.

Marshi përfundon me ceremoninë e varrimit të viktimave të identifikuara më 11 korrik në varrezën në Potoçari të Srebrenicës.

Kujtojmë se në korrik të vitit 1995, njësitë e ushtrisë së atëhershme të Republika Srpska, nën komandën e të dënuarit të Hagës, Ratko Mladiq, kryen gjenocid kundër boshnjakëve të Srebrenicës, duke sulmuar “enklavën e mbrojtur nga OKB-ja” në Srebrenicë.

Në gjenocid u vranë 8.372 njerëz dhe dhjetëra gra, fëmijë e të moshuar u dëbuan ose u detyruan të kërkojnë strehim në pyjet përreth, duke kërkuar rrugën për në territorin e lirë.

Në varrezat në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë-Potoçari, deri më tani janë varrosur 6.671 viktima, ndërsa sot me një varrim kolektiv të eshtrave janë varrosur 50 viktima të gjenocidit.

You may also like