Ecuria fantastike në kampionat, Besnik Hasi po bën mrekullinë me skuadrën belge

by admin
Spread the love

Ecuri fantastike e belgëveë të Meshelen, trajneri shqiptar, Besnik Hasi ka arritur në një kohë të shkurtër të ndryshojë për mirë situatën te skuadra e tij, ekip ku u emërua trajner në ditët e para të nëntorit të vitit të kaluar dhe tashmë është një nga pretendentet, për të siguruar një vend, në fazën e grupeve, të UEFA Champions League, sezonin e ardhshëm. 

 

Skuadra e Hasait fitoi sot 2-3 në transfertë kundër Cercle Bryzh, suksesi i tretë radhazi në Jupiler Pro League. Teknikun 52-vjeçar gjakovar, që po bën një punë fantastike, teksa ekipin e mori në vendet e fundit të tabelës, ndërkohë që po e afron gjithnjë e më shumë me “play-off”-et e titullit kampion. 

hASI

Meshelen nuk ka humbur ende në 2024, vit gjatë së cilit numëron 6 fitore dhe 2 barazime. Një ecuri e jashtëzakonshme, ku merita të padiskutueshme ka edhe Hasi, teksa kujtojmë se trajneri shqiptar ka një përvojë të madhe, teksa ka drejtuar më parë edhe skuadrën e Anderlecht në Belgjikë, ekip të cilin e udhëhoqi drejt fitimit të titullit dhe Superkupës në vitin 2014.   

renditja

Vlen të theksohet fakti se Hasi debutoi me skuadrën e tij të re më 11 nëntor të vitit 2023 me fitore ndaj Çarleroit. Që nga ai moment, tekniku shqiptar ka regjistruar plot 9 fitore në kampionat si dhe 3 humbje dhe 3 barazime.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like