E veja e ish-liderit të opozitës ruse akuzon kryeministrin hungarez Orban: Bashkëpunëtor i Vladimir Putin!

by admin
Spread the love

Yulia Navalnaya, e veja e Alexei Navalny-t, ish-liderit të opozitës ruse që vdiq brenda një burgu në Siberi, ka akuzuar kryeministrin hungarez Viktor Orban si bashkëpunëtor të presidentit rus Vladimir Putin.

Akuzat e saj erdhën në një video-mesazh të lëshuar në Budapest, kryeqytetin hungarez ku po zhvillohej një protestë e madhe e opozitës, e organizuar nga kryebashkiaku i kryeqytetit Gergeley Karacsony.

“Përveç Orbanit, ka edhe mbështetës të tjerë të Putinit në Evropë”, tha Navalnaya , duke shtuar se presidenti rus guxoi të sulmonte Ukrainën sepse e dinte se do të kishte ndihmë në Evropë. Por ashtu si Putini nuk përfaqëson të gjithë Rusinë, ashtu edhe “Orban nuk flet për të gjithë hungarezët, nënvizoi ajo.

Pas vdekjes së Navalny muajin e kaluar, Orbán dhe partia e tij Fidesz nuk donin t’i bënin homazhe. Kur deputetët e opozitës u kërkuan të gjithëve të qëndronin në këmbë dhe të mbanin një minutë heshtje për nder të disidentit rus, deputetët e Fidesz qëndruan ulur.


Top Channel

You may also like