E turpshme, vetëm çanta ka kushtuar 30 mijë €

by admin
Spread the love

Emri i këngëtares së njohur Fjolla Morina është lidhur kohët e fundit me ‘zhurmën’ që është shkaktuar si pasojë e ndarjes së saj me biznesmenin Fisnik Syla. Së fundmi, ajo është shfaqur në rrjete sociale duke hedhur përtokë disa dhurata luksoze që i ka marrë nga Fisniku në momentin që kanë qenë së bashku.

Pas këtij veprimi në rrjet ka ardhur reagimi i vetë Fisnikut në rrjet. Ai e quan gjest të turpshëm dhe të shëmtuar veprimin e Fjollës, e cila ka vendosur t’i përbuzë dhuratat e tij.

‘Shumë gjest i turpshëm dhe i shëmtuar. Ani pse i përbuz, se ja kam blerë unë. Po ka pasur rastin e vetëm një herë në jetën e saj që të bëjë diçka të mirë, që ti shet dhe ato para ti dhurojë për bamirësi.

Çanta që e gjuante, në vlerë 30,000 euro dhe shumë gjëra të tjera. Turpi nuk paska kufi”, ka deklaruar ai në rrjetin social Instagram.

You may also like