E sulmoi presidenti i Brazilit, “thumb” edhe nga e fejuara, Neymar operohet sot

by admin
Spread the love

Pesëmbëdhjetë ditë pasi pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë, Neymar, 31 vjeç, më në fund do t’i nënshtrohet operacionit, sot, në spitalin MaterDei, në Belo Horizonte.

Klubi i tij, Al-Hilal, rekomandoi që ndërhyrja të bëhej në Paris, por numri 10 brazilian zgjodhi ta bënte operacionin në vendin e tij, nga mjeku i “Seleçaos” dhe Atlético Mineiros, Rodrigo Lasmar.

Në vitin 2018, ky mjek ka riparuar metatarsalin e këmbës së djathtë të Neymarit dhe marsin e kaluar mori pjesë në operacionin në kyçin e këmbës së djathtë, të dëmtuar rëndë gjatë Kupës së Botës, kundër Serbisë (2-0).

Pak orë para operacionit, Neymar u gjend në qendër të debateve, kur presidenti Lula bëri aludimin për numrin 10, gjatë programit Biseda me Presidentin.

Kreu i shtetit nderoi Topin e Artë të 8-të të Lionel Messit, ndërsa goditi, pa e përmendur, atë që theu rekordin e golave ​​të mbretit Pelé (79 në 128 paraqitje).

“Messi do të shërbejë si shembull për të gjithë të rinjtë tanë. Kushdo që dëshiron të fitojë Topin e Artë, duhet t’i përkushtohet asaj që bën, duhet të jetë profesionist. Nuk funksionon nëse shkoni në festa.”

Aludimi ishte për Neymarin, i cili organizoi një festë fundjavën e kaluar në vilën e tij në Mangaratiba (afër Rio de Janeiros).

E fejuara e Neymarit, Bruna Biancardi, ka publikuar një mesazh në rrjetet e saj sociale, që duket si kritikë për sjelljen e babait të vajzës së tyre të vogël, Mavie, e lindur tri javë më parë: “Mos prisni që një njeri të ndryshojë nëse nuk e sheh problemin në atë që bën…”/ supersport


Top Channel

You may also like