E rrallë, vjen në jetë një këlysh gjirafe pa pulla – Shqip

by admin
Spread the love

Një këlysh gjirafe pa pulla ka lindur në një kopsht zoologjik në Tenesi, SHBA. Më 31 Korrik, kopshti zoologjik Brights u habit nga këlyshi i seksit femër me ngjyrë të njëtrajtshme  të murrme.

Sipas kujdestarëve, ajo është e para prej vitit 1972 që lind me këtë pigment të rrallë. Hera e fundit është raportuar nga kopshti zoologjik Ueno në Tokio.

Në habitatin e tyre natyror, pullat i shërbejnë gjirafave si kamuflim në shkretëtirën sub-Sahariane. Pullat kanë edhe enë gjaku që i lejojnë të përshtasin temperaturën e trupit në mot të nxehtë.

Pullat e çdo gjirafe janë unike, njësoj si shenjat e gishtave dhe është shumë e rrallë që të lindin në një ngjyrë uniforme./tvklan.al

You may also like