E quajti “pijanec”, maestro i kërkon falje Amosit: E teprova!

by admin
Spread the love

Armaldo dhe Amosi, ishin dy banorë që gjithashtu debatuan me njëri-tjetrin këtë javë.

Amosi u shpfeh: “Dua të them që, që kur jemi futur brenda, me Maestron kemi patur raporte të mira. Armaldos gjatë rrugës, ka filluar t’i shijoi loja. Problemi fillon kur Maestro bën komente të pavërteta, gjë që nuk e favorizon fare imazhin tim këtu brenda. Dhe e dyra, u fut në një debat, kur nuk kishte pse përfshihej”, tha Amos.

Ndërsa Armaldo, kërkoi falje: “I kërkoj ndjesë Amosit për fjalët. U nxitova. Kohët e fundit, ka filluar të jetë shumë i afruar me Luizin. Edhe pse nuk duhet të ndërhyjmë ndonjëherë, kjo nuk na ndalon të mos japim mendimet tona.

Nuk më pëlqeu mënyra sesi më foli kur isha i ulur në kolltuk. Por mbase ka qenë i fyer. Unë nuk i kam bërë dhe nuk i kam thënë asgjë të keqe”, përfundoi Maestro.

You may also like