E pazakontë në Rusi! 28-vjeçari denoncon të dashurën pasi refuzoi të paguante faturën në një lokal

by admin
Spread the love

Një takim romantik në Moskë mori një kthesë të pazakontë, ku një 28-vjeçar denoncoi në polici të dashurën pasi patën një mosmarrëveshje për pagesën e faturës gjysmë përgjysmë në një lokal.

Debati u ndez pasi çifti nuk po binin dakord për pagesën e faturës në takimin e tyre të parë. 28-vjeçari e kishte takuar vajzën online dhe pas disa javësh njohje me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale, vendosën të takoheshin personalisht.

Ata zgjodhën një kafene në rrugën “Mira” të Moskës për takimin e tyre. Në fillim dukej se gjithçka po shkonte mirë, por gjërat morën kthesë për keq kur kamerieri dorëzoi faturën. Djali sugjeroi që të ndanin shpenzimet në mënyrë të barabartë, një praktikë e zakonshme takimesh, por vajza refuzoi kategorikisht. Vajza argumentoi se ai kishte porositur shumicën e ushqimeve dhe pijeve, kështu që 28-vjeçari duhet të paguante për gjithçka.

Pas një debati të ashpër, vajza u largua papritur nga kafeneja, duke e lënë 28-vjeçarin të paguante të gjithë faturën, e cila arrinte në 180 euro. Në vend që të pranonte situatën, ai vendosi t’i merrte gjërat në duart e tij. Djali shkoi direkt në një komisariat dhe bëri një denoncim kundër partneres së tij.


Top Channel

You may also like