E pazakontë! 35-vjeçari shkon më dhimbje të forta stomaku në spital, mjekët i nxjerrin 60 objekte nga zorra

by admin
Spread the love

Mjekët në Indi janë tronditur, kur në spital i erdhi një pacient me dhimbje të forta barku.

Ai vuante nga dhimbjet e stomakut për më shumë se dy vjet, pasi kishte gëlltitur sende shtëpiake nga butonat deri tek kufjet.

“Gjatë kryerjes së një radiografie, ne gjetëm varëse, zinxhirë, arra, kufje dhe shumë objekte të tjera brenda stomakut”, tha Dr. Ajmer Sain Kalra, Drejtor i Spitalit Moga Medicity në Punjab, Indi.

Mjekët i bënë ekografi dhe rreze x dhe zbuluan se dhimbja e tij ishte shkaktuar nga rreth 60 sende të vogla shtëpiake, duke përfshirë zinxhirë, arra, bulonat, kufjet dhe litarët, magnetet, butonat e këmishëve dhe zinxhirët. Mjekët diagnostikuan 35 -vjeçarin me një gjendje të shëndetit mendor, ku i sëmuri “gëlltit në mënyrë të vazhdueshme objekte që nuk janë ushqim”, sipas klinikës Cleveland.

Sëmundja është më e zakonshme tek fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe njerëzit me çrregullime psikiatrike, duke përfshirë veçanërisht çrregullimet e spektrit të autizmit, aftësitë e kufizuara intelektuale ose skizofreninë.

Sipas mediave indiane, të afërmit e pacientit nuk ishin në dijeni të problemit.

“Pasi kishte ngrënë sende të mprehta, kishte lëndime të rënda në stomak”, tha mjeku që e operoi.

Pacienti iu nënshtrua një operacioni tre orësh për heqjen e objekteve. Sipas mjekëve, 35-vjeçari vazhdon të jetë i intubuar dhe në gjendje kritike.


Top Channel

You may also like