E papritur! Kampioni i Botës me Gjermaninë i jep fund karrierës së tij

by admin
Spread the love

Një prej lojtarëve të Gjermanisë që bëri të sajën titullin Kampion Bote në vitin 2014, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 31-vjeçare, duke i çuditur të gjithë. Erik Durm, nga të paktët lojtarë që nuk luajti në atë aktivitet me fanellën e Gjermanisë edhe pse ishte pjesë e grupit, ka varur këpucët në gozhdë duke u larguar nga Kaizerslautern.

Ka qenë vetë klubi i Bundesligës 2, me të cilin Durm ka pranuar se është tifoz, ai që ka bërë të ditur se kishte ndërprerë kontratën me mesfushorin pasi ky i fundit po mbyllte karrierën e tij. Vetë Durm më pas ka shpjeguar arsyet.

“Që nga vera e vitit të kaluar, më është dashur të vuaj vazhdimisht me dëmtime të vogla dhe probleme shëndetësore, ndaj nuk kam arritur të ndihmoj Kaizerslautern ashtu siç do të doja. Ndaj po i jap fund sot karrierës time, të cilën e shoh me shumë krenari për atë që kam arritur”,. shprehej 31-vjeçari.

sdfsdfsfsfdfssf

Durm ishte një nga surprizat në grupin e “Panzerave” para Botërorit, pasi kishte debutuar me kombëtaren vetëm dy javë para aktivitetit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like